Laban 1-2-3 Sip! (Keylime)
2300,00 L
Gota 1-2-3 Sip! me Little Ghost Laban Keylime
Miniware dhe Little Ghost Laban janë bashkuar në një partneritet emocionues ku kombinojnë përpjekjet e tyre për cilësi dhe dizajn me në fokus fëmijët. Ky bashkëpunim kombinon personazhin e dashur Lilla Spöket Laban nga literatura suedeze për fëmijë me produktet e qëndrueshme dhe tërheqëse për fëmijë të Miniware. Produktet tona më të mira Gota “1-2-3 Sip! për Fëmijë” dhe Gushorja/përparsja “Catch & Cover” janë zbukuruar tashmë me fantazmën më të mirë të botës dhe i shtojnë gëzimin dhe argëtimin ushqyerjes
Gota 1-2-3 Sip! është gota e vetme e vërtetë trajnuese që e ndihmon një fëmijë të kalojë nga pipi në një gotë të vërtetë. Fëmija mund të fillojë të pijë nga pipi, i cili është i butë dhe i këndshëm për të dhe për dhëmbët, dhe pastaj kalohet te pirja drejtpërdrejt nga gota.
Ky produkt përfshin:
- 1 x gotë
- 1 x kapak
- 1 x pip
Arsyet pse e dashurojmë këtë set:
- Nga pipat e silikonit deri te kapakët që nuk pikojnë deri në një gotë të vërtetë.
- Kapaku që nuk rrjedh është me madhësi perfekte për gojëza të vogla.
- Materiale të sigurta për tokën dhe familjen, të biodegradueshme, praktike dhe të sigurta për ushqimet
- E sigurt për përdorim në lavastovilje dhe e lehtë për t’u larë
Materiali
- Gota + kapaku: me bazë bimore, të biodegradueshme dhe PLA pa naftë
- Pipi dhe kapaku / silikon i përshtatshëm për ushqim
Përmasat e produktit (cm) / Pesha/ Vëllimi
- 7.75 x 8.25 x 13.3 / 130 (g) / 190 (ml)
- Pastrimi:
- Produktet Miniware mund të lahen në lavastovilje. Për shtimin e jetëgjatësisë së produktit, shmangi përdorimin e opsionit të tharjes me nxehtësi, nëse lavastovilja juaj e ka një të tillë. Rekomandojmë fshirjen me leckë pas larjes dhe me pas tharjen në ambient të hapur. Në rast larjeje me dorë, mund të përdorni një sfungjer të rregullt të butë pasi sipërfaqja e produktit mund të gërvishtet nga sfungjeri i ashpër. Nuk rekomandohet leshi i çelikut.
- Mikrovala:
- Sigurohuni të mbushni gotën/tasin etj. të paktën në sasinë prej 3/4 ose më shumë; vendosni nxehtësi normale ose më pak se normale dhe ngroheni jo më shumë se një minutë. Përdorimi i temperaturave më të larta dhe/ose për më gjatë se një minutë mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të produktit tuaj Miniware! Rekomandojmë futjen në mikrovalë të ushqimit në një enë tjetër përpara përdorimit të produkteve Miniware për të ushqyer fëmijët tuaj; kjo garanton edhe ftohjen e ushqimit dhe shmang djegien e gojës së fëmijës. Produktet tona me silikon të klasës ushimore të sigurta për ushqimin janë të përkryera për përdorim në mikrovalë. Produktet prej çeliku nuk janë të sigurta për përdorim në mikrovalë
Reviews
There are no reviews yet.