Historia jonë

Miniware Albania është distributori zyrtar ekskluziv i Miniware në territorin e Shqipërisë.

Nga një prindër tek tjetri!

Të apasionuar si pas dizajnit, ashtu edhe pas familjes, Miniware është krijiimi i dyshes së bashkëshortëve dizajnues, Adam dhe Ai Su Bonnier. Pas lindjes së fëmijës së tyre të parë në vitin 2013, të dy prindërit kërkonin një zgjidhje më të mirë ushqyerje për të voglin e tyre, diçka funksionale, të bukur, plotësisht natyrale dhe miqësore ndaj mjedisit. Dhe të mos harrojmë edhe të qëndrueshme me kohën! Ata dëshironin një produkt që mund të zhvillohej me hapin e zhvillimit të fëmijës së tyre. Pas konstatimit se opsionet aktuale të enëve të ngrënies ishin të papërfaqësueshme, ata së bashku krijuan Miniware. Pasioni i përbashkët për dekorimin cilësor të shtëpisë, qëndrueshmëria dhe stili i jetesës së shëndetshëm familjare qëndron në thelb të zhvillimit të dizajneve të Miniware.  Miniware lidh dizajnin industrial dhe sfondet multikulturorë të bashkëpunimit suedezo-tajvanez të Adam dhe Ai Su. Stili i mprehtë dhe modern, si dhe paleta e qetë e ngjyrave nxjerr në pah ushqimin dhe aktin e ngrënies duke krijuar një përvojë që tejkalon kulturën dhe gjeografinë.  Pasioni i përbashkët për dekorimin cilësor të shtëpisë, qëndrueshmëria dhe stili i jetesës së shëndetshëm familjare qëndron në thelb të zhvillimit të dizajneve të Miniware.

Sytë nga e ardhmja

Miniware përdor materiale natyrale, të qëndrueshme, që zgjasin gjatë dhe kanë dizajn të bukur duke sjellë një zgjidhje ushqyerje për prindërit dhe fëmijët e ditëve të sotme. Miniware u krijua për të adresuar sfidat me të cilat përballen prindërit dhe bebushat gjatë të mësuarit të vetëushqyerjes, si dhe nga nevoja për të pasuar një produkt me ndikim të ulët, të sigurt për mjedisin, që është i mirë për tokën që nga momenti që krijohet deri kur të hidhet. Miniware i janë shtuar shumë veçori për ta bërë procesin e mësimit të vetëushqyerjes të lehtë, duke krijuar dizajne të miratuara nga prindërit për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijërisë.”

Zotimi ynë

Çfarë e bën një markë të përgjegjshme?

Ne jemi thellësisht të përkushtuar për të garantuar që klientët tanë, në veçanti fëmijët, të marrin produktet më të përshtatshme dhe më të dobishme, duke u kujdesur së pari për mirëqenien e individëve dhe mjedisit në të njëjtën kohë.

Pse t’i besoni Miniware

Siguri e verifikuar – Asnjë toksinë për të vegjëlit tuaj dhe as për mjedisin.

Ne punojmë ngushtë me partnerë të dhe furnitorë të besueshëm të materialeve, duke vendosur gjithmonë sigurinë në vend të parë e për t’ju dhënë paqe mendore në këtë drejtim.

Certifikimet dhe Premtimi Ynë

Nxënia dhe rritja në mënyrë të përgjegjshme

Vendosja e themeleve për jetëgjatësi

Ne u ofrojmë prindërve një mënyrë për t’i integruar parimet e të dashuruarit të tokës në në jetën e përditshme të fëmijës së tyre.

Historia e Miniware

Dy dizajnerë produkti që u bënë prindër

Miniware zgjidh problemet me të cilat përballen prindërit e sotëm modernë që dëshirojnë t’i rrisin fëmijët e tyre të shëndetshëm, të pavarur duke i mësuar si të vetëushqehen.

Inovacione pionere me bazë bimët për të vegjlit

Në Miniware, kombinojmë kuptimin tonë të thellë për nevojat fizike dhe emocionale të foshnjës me ekspertizën tonë në materiale ekologjike dhe ergonomike. Ne nuk po ofrojmë thjesht produkte për foshnjat; po formojmë një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për çdo fëmijë.

Nga më e mira e natyrës në tavolinën tuaj

Zotimi i Miniware për përbërësit

Ju falënderojmë që e mbështetni Miniware në iniciativën tonë për mënyrën e të ushqyerit miqësore ndaj mjedisit dhe me bazë plotësisht bimore!

Duke përdorur teknologjinë evropiane të avancuar, setet tona të ngrënies PLA janë të qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë, dhe rezistente ndaj rrëzimeve deri në 1 metër.      Ndryshe nga materialet e tjera natyrale, si druri apo enët e argjiles, produktet tona rezistojnë ndaj dëmtimeve, por mund të plasariten në situata të caktuara.

Për të arritur rezistencën e plotë ndaj thyerjes, do të na duhej të përzierim PLA-në tonë me plastika potencialisht të dëmshme si Melamina, gjë që e bejnë shumë konkurrentë. Ne e vlerësojmë shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve dhe planetit, duke besuar se ky është kompensimi i vlefshëm. Shpresojmë që ju të jeni dakord!

Çfarë ka në produktet tona

231019_US_webshop_brand_page_cassava_72fa6c60-d883-4d00-a0eb-0163bc7927c8

PLA me bazë bimore

PLA (acid polilaktik) është një substancë plastike e bazuar në bimë që është shumë e qëndrueshme, por edhe miqësore ndaj mjedisit. PLA-ja e përdorur për të krijuar produktet e Miniware vjen nga Cassava, një burim me ndikim të ulët dhe i rinovueshëm. Nuk përdoren kimikate në prodhimin e PLA-së tonë, duke i bërë ato 100% me bazë bimore, të sigurta për ushqimet dhe pa toksina, madje edhe kur shpërbërjes pasi të hidhen.

231019_US_webshop_brand_page_silicone

Silikon i klasës mjekësore

Produktet tona përdorin silikon të klasës mjekësore, të zgjedhur me kujdes për natyrën e tij të butë dhe të lëmuar. Me prioritizimin e këtij materiali të cilësisë së lartë, ne jo vetëm garantojmë sigurinë më të lartë, por ofrojmë gjithashtu produkte që janë jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe të fortë, të dizajnuar për t’i rezistuar kohës.

My Cart
Wishlist
Recently Viewed
Categories